NJOFTIM PËR PROVIMIN E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK

Në bazë të ligjit nr. 127/2014, datë 02.10.2014 ”Për Urdhrin e Stomatologut në Republikën e Shqipërisë ”, Statutit të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, si dhe nenit 14 të Rregullores “Për praktikën profesionale për profesionistin e shëndetit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, njoftohen të gjithë kandidatët për provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) se provimi do të zhvillohet në fund të muajit Tetor 2025.

Për datat e sakta të provimit do të njoftoheni në ditët në vijim. Procesi është vonuar për shkak të riformatimit të qeverisë, dhe pritet një urdhër nga Ministria e Shëndetësisë.

Pyetjet e provimit VAP, për të cilat kandidatët duhet të përgatiten, mund ti shkarkoni këtu.

Scroll to Top