Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë fton arkitektë dhe studio arkitekturore të interesuara të paraqesin oferta për projektimin e arredimit dhe ndarjen funksionale të ambienteve të USSH.
Ofertat duhet të përfshijnë:
• Konceptin e ndarjes së hapësirave
• Propozimin për arredim
• Zgjidhje funksionale dhe estetike në përputhje me natyrën institucionale të ambientit
Afati për dorëzimin e ofertave: 10 (dhjetë) ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Dokumentacioni dhe ofertat dërgohen sipas udhëzimeve që do të komunikohen me kërkesë.
Për informacion shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në kanalet zyrtare të USSH.
