Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë shpall kërkesë për oferta për blerjen e një ambienti të ri, i cili do të shërbejë për nevojat institucionale të USSH.
Kriteret minimale të ambientit:
• Sipërfaqe minimale: 200 m²
• Vendndodhje: afër qendrës së Tiranës
• Ambienti duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe i identifikueshëm
• Të ketë mundësi parkimi (publik ose privat)
• I përshtatshëm për përdorim administrativ/institucional
Të interesuarit duhet të paraqesin:
• Përshkrim të ambientit dhe dokumentacionin përkatës
• Vendndodhjen dhe planimetrinë
• Çmimin e kërkuar dhe kushtet e blerjes
Afati për paraqitjen e ofertave: 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Ofertat pranohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të USSH.
