Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë fton kompani profesionale të printimit dhe sigurisë grafike të paraqesin oferta për prodhimin e kartonit të ri të licensës, me fokus të veçantë në elemente të avancuara sigurie.
Kartoni i licensës duhet të përfshijë, por pa u kufizuar në:
• Material premium dhe rezistent
• Elemente sigurie vizuale dhe teknike (p.sh. hologram, QR code sigurie, numër serial unik, printime speciale, etj.)
• Zgjidhje kundër falsifikimit
• Cilësi të lartë printimi dhe jetëgjatësi
Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:
• Përshkrim teknik të elementeve të sigurisë
• Afate prodhimi dhe kosto orientuese
Afati për paraqitjen e ofertave: 10 (dhjetë) ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Ofertat dhe kërkesat për informacion shtesë do të pranohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të USSH.
