NJOFTIM
VAZHDON ME SUKSES PROVIMI I VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK
Vazhdon provimi i vlerësimit të aftësimit praktik. Sot kanë përfunduar me sukses dy ditët e para të provimit të vlerësimit të aftësimit praktik. I u nënshtruan provimit 85 kandidatë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 10071, datë 22.10.2029 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe të Rregullores “Për praktikën profesionale për profesionistin e shëndetit në Republikën e Shqipërisë”.
Provimi është zhvilluar në ambjentet e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë (USSH). Në bazë të Urdhrit nr. 537, datë 31.10.2025 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Komisioni i Vlerësimit të Aftësimit Praktik përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe dy antarë të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë.
Procesi vazhdon në vijimësi. Në ditët në vazhdim zhvillohet provimi për të gjithë kandidatët sipas listave të publikuara dhe njoftimeve të bëra nga USSH.
Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, do të shtohen datat në të cilat kandidatët do të kenë mundësi për tiu nënshtruar provimit. Asnjë kandidat nuk do të ngelet pa hyrë në provim.
Rezultatet e provimit do të publikohen në faqen zyrtare të USSH në ditët në vijim.
