NJOFTIM – MBI PËRDITËSIMIN E RREGJISTRIT THEMELTAR TË USSH

NJOFTIM 

MBI PËRDITËSIMIN E RREGJISTRIT THEMELTAR TË USSH

Të nderuar stomatologë dhe ndihmstomatologë!

 Në përgjigje të disa shqetësimeve të disa stomatologëve që nuk gjejnë emrin në Regjistrin Themeltar të USSH, ju bëjmë me dije se me urdhër të Presidentit të Këshillit Kombëtar, z. Almiro Gurakuqi është ngritur grupi i punës për përditësimin e regjistrit, i cili do të publikohet në ditët në vijim i përditësuar.

 Kjo është një situatë e mbartur, e cila do të gjejë zgjidhje në një kohë shumë të shkurtër. Në të njëjtën kohë, USSH ka kthyer përgjigje menjëherë për të gjitha organet ligjore që kanë kërkuar informacion në lidhje me këtë çështje.

 USSH ngelet e gatshme të adresojë kërkesat e ardhura në lidhje me këtë çështje menjëherë duke shkruar në adresën tonë zyrtare të email.

 Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

 Dr. Almiro Gurakuqi

 PRESIDENT I KËSHILLIT KOMBËTAR TË USSH

Scroll to Top